Telefoni më i ri Nokia kushton vetëm 37 dollarë

Microsoft prezantoi sot telefonin Nokia 222, i cili kushton vetëm 37 dollarë. Telefoni ofrohet në dy versione, me një dhe dy vende për karta SIM. Të dy këto versione kanë ekran 2.4 inç QVGA LCD me rezolucion 320 x 240 pikselë dhe tastierë T9. Ata kanë kamerë të pasme 2 megapikselë dhe ofrojnë rrjetin 2G. Telefonat operojnë me sistemin Nokia Series 30+. Përmasat e Nokia 222 janë 116mm x 50mm x 12.9mm dhe peshon vetëm 79 gramë.

Auto & Tek

25/08/2015 14:32

Nokia 222 ka të instaluar rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, dhe aplikacionet për mesazhe FB Messenger dhe GroupMe. Telefoni ka të instaluar gjithashtu shfletuesin Opera Mini, motorin e kërkimit Bing dhe aplikacionin për motin “MSN Weather”.

Veçori të tjera të tij janë: Bluetooth 3.0 me SLAM që mundëson shpërndarjen e skedarëve midis dy pajisjeve me SLAM, USB 2.0, FM Radio, Flashlight, vend për kartën microSD (deri në 32GB) dhe bateri me kapacitet 1100 mAh.

Nokia 222 dhe Nokia 222 Dual SIM ofrohen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Ata do të hidhen në treg në muajin shtator.