Telefoni i ri që do ta mbajë baterinë deri në 21 ditë

Telefoni më i fundit i Nokia-s ka dërguar kohëzgjatjen e mbajtjes së baterisë në një nivel tjetër - bateria e Nokia 106 pohohet të zgjasë 21 ditë.

Auto & Tek

18/11/2018 20:55

Përveç tjerash, trupi i polikarbonatit me ngjyrë gri, material ky i cili nuk gjendet vetëm në sipërfaqe, që do të thotë se gërvishtjet bëhen më pak të dukshme, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, ekrani i tij 160 x 120 piksela është në ngjyrë dhe ofron lojëra klasike si Snake dhe mundësi të blini lojë të tjera si Nitro Racing, Danger Dash dhe Tetris.

Nokia 106 ka 4MB hapësirë ​​ruajtëse, duke lejuar që të ruani 2,000 kontakte dhe 500 mesazhe.

Ajo gjithashtu ka RAM 4MB, me sistemin operativ Nokia Series 30+.

Nokia nuk ka njoftuar se kur telefoni do të jetë i disponueshëm në Evropë. /Lajmi.net/