Telefoni i parë me dy kamera për selfie, Lenovo Vibe S1

Disa kompani teknologjike kanë krijuar telefona inteligjentë veçanërisht për të pasionuarit pas selfie-ve. Këta telefona kanë kamerë me rezolucion shumë të lartë në anën ballore.

Auto & Tek

03/09/2015 09:48

Lenovo ka krijuar një telefon inteligjent posaçërisht për njerëzit që janë të fiksuar pas selfie-ve. Kompania ka krijuar telefonin e parë me dy kamera për selfie në anën ballore.

Njëra kamerë është 8 megapikselë, ndërsa tjetra është 2 megapikselë. Përdoruesit mund të modifikojnë selfie-t e tyre edhe pasi është shkrepur fotoja, duke zgjedhur pjesët që duan të fokusojnë më shumë.

Ka edhe opsione për të prerë veten nga fotoja dhe për ta vendosur në foto të tjera që gjenden tek telefoni.

Sa i përket specifikave të tjera, Lenovo Vibe S1 fuqizohet nga procesori MediaTek me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama.

Ai ka edhe 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Telefoni ka ekran 5 inç Full HD dhe ka të instaluar sistemin Android 5.0 Lollipop. Vibe S1 do të hidhet në treg në muajin nëntor dhe do të kushtojë 299 dollarë.

YouTube player