Telefonatë Erdogan-Macron: Stabiliteti ekonomik i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, njoftuan burimet e presidencës turke.

Bota

16/08/2018 15:15

Sipas burimeve, në bisedën telefonike dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamje rreth marrëdhënieve dypalëshe, çështjeve aktuale dhe atyre rajonale.

Erdogan dhe Macron kanë vënë theksin në rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm reciprok të marrëdhënieve ekonomike dhe tregëtare mes Francës dhe Turqisë.

Në bisedë është vendosur që ministri turk i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak të zhvillojë një takim në një periudhë sa më të afërt me homologun e tij francez, ndërsa presidenti Macron ka tërhequr vëmendjen se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm edhe për Francën.

Po ashtu, mësohet se dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në Siri, kryesisht Idlib.