Telefonat janë duke e revolucionarizuar edhe shëndetin!

Telefonat e mençur janë duke e revolucionarizuar diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, falë aplikacioneve që shëndrrojnë ekranet e vogla në mjete medikuese, thonë shkenctarët.

Lifestyle

20/02/2017 00:12

“Nëse shikoni kamerën, blicin dhe mikrofonin – ato të gjitha po përmirësohen secilën herë më shumë,” ka deklaruar Shwetak Patel, professor i inxhinierisë në unversitetin e Uashingtonit.

“Në fakt, mundësitë që ofrojnë këta telefona janë aq të mira sa ato të pajisjeve të specializuara,” bën të ditur Patel.

Telefonat mund të përdoren si matës së kalorive dhe të rrahjeve të zemrës. Për më shumë, pajisjet mobile dhe tabletët mund të bëhen edhe mjete për të diagnostifikuar sëmundje.

“Ju mund të përdorni mikrofonin tuaj për të zbuluar astmën, ose çrregullime pulmonare,” ka shtuar Patel.

“Me teknologji të tilla, ju mund të menaxhoni sëmundjet kronike pa pasur nevojë të shkoni në një klinikë”. Është poashtu e mundur që të përdorni kamerën dhe blicin në telefonin tuaj të diagnostifikoni çrregullimet në gjak, duke përfshirë edhe mungesën e hemoglobinës apo të hekurit.

“Vendosni gishtin tuaj në blicin e kamerës dhe do të merrni rezultatin që ju tregon nivelin e hemoglobinës në gjak,” tregon Patel.

Aplikacionet e ndryshme mund të masin hemoglobinën në mënyrë të saktë, pa nevojën e gjilpërës.

Një numër në rritje i doktorëve dhe hulumtuesve janë duke përdorur telefonat në punët e tyre ditore, duke i parë si mundësi e mirë për të menaxhuar të dhënat elektronike të shëndetit.