Telefon me dy ekrane

Prodhuesi rus ‘Yota Devices’ e ka lansuar telefonin më të ri dhe më sensacional me dy ekrane, ‘Yotaphone’, të paparë ndonjëherë. Ky lloj telefoni ka dalë në shitje në Rusi dhe në disa vende të caktuara në Evropë, përfshirë këtu Austrinë, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë. Kah fillimi i vitit 2014, ai do të dalë në…

Auto & Tek

05/12/2013 19:00

Prodhuesi rus ‘Yota Devices’ e ka lansuar telefonin më të ri dhe më sensacional me dy ekrane, ‘Yotaphone’, të paparë ndonjëherë. Ky lloj telefoni ka dalë në shitje në Rusi dhe në disa vende të caktuara në Evropë, përfshirë këtu Austrinë, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë.

Kah fillimi i vitit 2014, ai do të dalë në shitje në 20 lokacione, në Rusi, Evropë dhe në Lindjen e Mesme, ndërsa mund të përfundojë edhe në SHBA. Ky telefon kushton 600-700 dollarë. Ai do ta ketë ekranin 4.3 inç, me rezolucion 720 x 1280 LCD, në njërin ekran dhe në tjetrën anë është vendosur një ekran elektronik (EPD).

Ky smartphone përmban procesorë 2-bërthamorë 1.7 Ghz, 2GB RAM dhe kamerën 13 megapikselë. Edhe pse industria ka përparuar në treg me 1080p dhe procesorë 4-bërthamor, YotaPhone nuk e ka ndryshuar ketë. Por, prapë se prapë, ekrani e-ink në anën e pasme është mjaft joshës, që është gjithmonë aktiv, mund të japë njoftime dhe ju mundëson gjithashtu të lexoni gjëra ndërkohë.