Telefon mbi 900 euro për çështjet protokollare të ministrit të ri

Ministria e Punëve të Brendshme e ka luksin për të shpenzuar mbi 900 euro, para të taksapaguesve kosovarë për blerjen e një telefoni.

Lajme

05/05/2018 15:00

Një telefon në vlerë prej fiks 930 euro është blerë për ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Ministri Gashi, thotë se nuk e ka për punë personale. Bile pohon se nuk do ta mbaje vetë.

“Ia kam dhënë shefit të protokollit, është telefon i Ministrisë. Është për protokoll, numri im është aty. Aktualisht shefi i protokollit e ka me veti. Unë e kam numrin tim tjetër personal dhe ai telefon nuk më duhet, pra është thjesht për çështje protokollare”, tha ministri Gashi për lajmi.net.

Ndryshe, Zyra e prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme te premten ka bërë njoftim për dhënie të kontratës për ‘Furnizim me aparat te telefonit celularë’, dhe ka kushtuar 930 euro. Telefoni është blere te kompania “Mobi Gega”. /Lajmi.net/