“Telat e Zemrës” publikohet nga Remzie Osmani dhe Era Rusi

Që të dyja janë emra shumë të dashur për publikun.

ShowBiz

28/05/2018 08:00

Remzie Osmani dhe Era Rusi kanë vendosur që të sjellin një duet të përbashkët i cili u publikua dje, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Telat e Zemrës”, ndërsa Remzia me Erën si çdo herë e sjellin të kënduar me një zë të veçantë.

Për muzikën është kujdesur Gramoz Kozeli, Mix-masterin, Mariglen Boja, ndërsa tekstin e këngës e shënoi Endrit Mumajesit.

Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip, të cilin mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

YouTube player