Telat e rrymës marrin flakë në Pejë nga era e fortë

Era e fortë që po mbizotëron sot në disa vende të Kosovës, ka shkaktuar probleme të sigurisë edhe në Pejë.

Lajme

24/09/2018 14:39

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar një video ku shihet një seri shkëndijash që dalin nga telat e shpërndarjes së rrymës.

Flakë të vazhdueshme fillojnë nëpër telat që gjenden shumë afër shtëpive dhe bizneseve.

Ndryshe, sot gjatë ditës një dru në Prishtinë ishte rrëzuar mbi një autobus urban.

 

YouTube player