Telashe tek Franca; Pas Pogbas dhe Martial, largohen edhe Lacazette e Mendy

Anthony Martial dhe Paul Pogba u tërhoqën nga kombëtarja franceze si pasojë e lëndimeve.

Sport

12/11/2018 18:25

Në vend të tyre u ftuan Alexandre Lacazette dhe Sissoko, mirëpo ylli i Arsenal duket se do ta ketë të pamundurën të luaj me Francën.

Mësohet se edhe Lacazette po përballet me një lëndim, që ia pamundëson pjesëmarrjen në grumbullimin e kombëtares, njofton faqja zyrtare e Federatës Franceze të Futbollit, transmeton lajmi.net.

Një tjetër yll që do të duhet të lirojë vendin në listën e publikuar nga Didier Deschamps, është ylli i Manchester City, Benjamin Mendy.

Mendy po vuan nga një lëndim në kyçin e majtë, që duket se e ka pësuar dje në derbin e Manchesterit.

Mbrojtësi i Cityt do të zëvendësohet nga anëtari i Lyon, Ferland Mendy, i cili do të regjistrojë paraqitjen e parë me Francën. /Lajmi.net/