Telashe për Mourinhon, 90% e lojtarëve janë kundër tij

Jose Mourinho duket se ka humbur 90% të lojtarëve të Manchester United.

Sport

16/12/2018 13:14

Raporti i keq i Paul Pogba me Jose Mourinho ka infektuar të gjithë kampin e “djajve të kuq”.

Njëri nga yjet e Manchester ka bërë të ditur se 90% të lojtarëve nuk e përkrahin më trajnerin portugez, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Edhe jashtë skuadrës, popullariteti i Joses është i ulët. Ai po pranon vazhdimisht kritika nga thuajse të gjithë legjendat e United.

Kujtojmë se pas barazimit 2:2 me Southampton, Mourinho e kishte emëruar Pogban si “virus” në dhomën e zhveshjes.

Trajneri portugez është kritikuar edhe për minutazhën e madhe të Nemanja Matic që duket të jetë një nga të pakët që përkrahë “Special One”. /Lajmi.net/