Telashe për Juventusin, mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Torinos

Massimiliano Allegri ka pranuar një lajm aspak të mirë në prag të derbit lokal kundër Torinos.

Sport

14/12/2018 19:51

Strategu italian nuk do të mund të llogarisë në dy yjet e skuadrës, Joao Cancelo dhe Juan Cuadrado.

Ata edhe zyrtarisht janë lënë jashtë listës së skuadrës për këtë xhiro, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

Cancelo vazhdon mungesën e tij pasi humbi edhe ndeshjen kundër Young Boys, të cilën Juve e humbi me rezultatin 2:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe nuk ka arritur rikuperimin nga lëndimi në gju.

Së bashku me Cuadradon, dyshja i bashkohet Sami Khediras dhe Andrea Barzaglit në listën e të dëmtuarve.

Në anën tjetër, Bentancur do të mungojë si pasojë e suspendimit, i cili erdhi pas kartonit të verdhë në ndeshjen ndaj Inter. /Lajmi.net/