Telashe për Iscon, i dalin kundër edhe tifozët

Isco Alarcon është lojtari me situatën më të vështirë në kampin e Real Madrid.

Sport

13/12/2018 15:21

Spanjolli gjeti minutat e tij me Julen Lopeteguin në krye të stolit madrilen, megjithatë nuk ka minuta për të nën urdhrat e Santiago Solari.

Isco u inkuadrua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër CSKA Moscow, megjithatë la jashtëzakonisht të pakënaqur tifozët në “Santiago Bernabeu”.

“Marca” shkruan se gjithë frustrimi erdhi kur mesfushori i “Los Blancos” lëshoi një mundësi përballë portierit Akinfeev.

Kujtojmë se Real Madrid u mposhtë para tifozëve me rezultatin 0:3, duke befasuar të gjithë.

Megjithatë, “mbretërit” kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, si liderë të grupit. /Lajmi.net/