Tela me gjemba në Parlament, Policia dhe Garda marrin masat për protestën e nesërme

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.

Lajme

20/02/2019 21:37

E vetmja masë e dukshme deri në mbrëmjen e së mërkurës ishte një brez me tela me gjemba rreth 1 metër gjatësi që do të vendoset në të gjithë perimetrin e sallës së Kuvendit.

Policia, Garda dhe RENEA janë nga sot në shërbim të përforcuar. I gjithë perimetri i Parlamentit dhe përpara Kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon me policë.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës. /Tch

YouTube player