Tekstet e unifikuara mësimore të pazbatueshme në Luginën e Preshevës (Video)

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar një sërë marrëveshje në fushën e arsimit, ku përfshihet edhe njësimi i teksteve mësimore.

Lajme

17/04/2015 12:47

Këto marrëveshje, sa i përket dy shteteve, janë lehtë të zbatueshme. Por, sfidë në zbatim e tyre, po paraqitet në Luginën e Preshevës.

Në një konferencë për media të organizuar pas takimit mes Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, u tha se të dy shtetet do të bëjë çmos që edhe për shqiptarët në atë pjesë të ketë tekstet të unifikuara.

Për një gjë të tillë nuk u përjashtua edhe ndërhyrja e krerëve të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Alfred Peza nënkryetar i komisionit nga Shqipëria tha se çështja e teksteve mësimore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, do kërkohet që të diskutohet edhe nga vizita e Thaçit në Beograd, dhe ajo e kryeministri të Serbisë në Tiranë.

“Gjatë këtij diskutimi u propozua ngritja e një nënkomisioni të përbashkët për çështjen e teksteve në Luginën e Preshevës, në mënyrë që të jetë pjesë e një angazhimi konkret”.

“U angazhuan që gjatë vizitës që do të bëjë zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, të mundësohet futja në agjendë e kësaj çështje, ashtu si kundër kjo çështje të diskutohet me rastin e vizitës së pritshme të kryeministrit të Serbisë në Tiranë”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Edhe kryetari i Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Polo, tha se për fushën e arsimit në Luginën e Preshevës, duhet të bërë më shumë.

“Te gjithë e dimë se në fushën e arsimit në Luginë e Preshevës, mund të bëjë më shumë, sidomos në fushën e arsimit ku problemet janë më të mprehta, në mënyrë që të sigurohet një cilësi e librave bashkëkohore dhe moderne”, tha Polo.

Kurse, Jonuz Musliu Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, tha se gjendja e arsimit në këtë pjesë është shumë e vështirë. Ai tha se në shkollat e mesme end mësohet me literaturë të vitit 1974.

Ai tha se kërkuan që së paku të jem pjesë edhe e Shqipërisë dhe Kosovës për vitin 2015/16.

Kurse kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se në duhet angazhim që kurikula të zbatohen edhe në Luginën e Preshevës.

“Kurikulat janë pjesë e përbashkët për të gjithë neve, ne duhet të bëjmë përpjekje që ato të jenë pjesë e angazhimit tonë të përbashkët dhe të miratimit të tyre”, tha Hasani.

Në këtë takim u tha se duhet angazhim i të gjithë akterëve që marrëveshjet e arritura të realizohen.

YouTube player