Teknologjia ‘vozitu pa shofer’ do të vijë në veturat e reja në vitin 2015

Veturat vetë-vozitëse mund të jenë të njohura për të gjithë pasi që lidhen me prototipet e përfolura të Google dhe krijuesve të mëdhenj të vetuave, por një detaj i ri tregon se sistemi që do të vijë në veturat e reja do të përfshijë të gjithë hapsirën e veturave.

Auto & Tek

24/06/2014 23:53

I quajtur ‘Cruise RP-1’, për kompaninë ky sistem është një vegël autopilot për rrugë. Kështu që nuk është saktësisht një mekanizëm vetë-vozitës për veturë, por Cruise RP-1 përfaqëson një hap të madh drejt vozitjes pa shofer.

Pasi që të instalohet, vetëm pas shtypjes së butonit Cruise do të bëhet e mundur që vozitësi të udhëtojë në një rrugë të gjatë pa e prekur fare timonin apo pedalet e këmbëve, pasi që sistemi sigurohet që vetura të qëndrojë në kolonën e duhur të rrugës dhe të mbajë distancë sigurie të mjaftueshme nga veturat para saj në rrugë.

Sistemi përmban dy kamera, një mekanizëm radar, GPS, senzorë dhe kompjuter, gjithashtu edhe sistemin ‘actuators’ i cili kontrollon nisen, shpejtësinë dhe frenimin e veturës.

Duke përdorur këso sistemesh, ky program vazhdimisht gjurmon rrugën për të mbajtur veturën në parametra të sigurt në relacion me veturat e tjera.

Për momentin, sistemi thuhet se do të kushtojë $10,000 (përfshirë instalimin), dhe është caktuar që të bëhet i gatshëm për blerje në mundësi të kufizuar diku në fillim të vitit 2015 në Kaliforni.