Teknologjia e syrit, e ardhmja e njerëzimit

Pajisjet gjurmuese të syrit tingëllojnë më shumë si disa pjesë të shtrenjta të hulumtimit shkencor, por që në të kundërtën do të bëheshin shumë të dobishme për njerëzimin.

Auto & Tek

22/02/2015 15:57

Lajmet e fundit thonë se loja ‘Assasin’s Cred’ është një shenjë se gjurmimi i syrit do të bëhet një tipar i zakonshëm në atë se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterët, dhe veçanërisht me lojërat.

Gjurmuesit e syrit gjurmojnë pozitën e bebëzës së syrit në kohë reale dhe më pas përmes lëvizjeve përdoruesi mund ta kontrollojë lojën në monitorin e kompjuterit, transmeton Lajmi.net.

Gjurmuesit e syrit zakonisht janë të përbërë nga kamera dhe drita infra të kuqe për të ndriçuar sytë. Edhe pse është e padukshme për syrin e njeriut, kamerat mund të përdorin dritën infra të kuqe për të gjeneruar një imazh në të cilin përdoruesi është në gjendje që ta njohë shumë lehtë.

Nga pozita e bebëzës në imazh, programi për gjurmimin e syrit punon në vështrimin që syri i përdoruesit është drejtuar – qoftë një ekran kompjuteri apo duke shikuar jashtë në natyrë.

Por, për çfarë na duhet kjo teknologji? Sytë mund të zbulojnë shumë rreth një personi, duke filluar nga mendimet, synimet dhe veprimet e tij, pasi sytë janë një tregues të mirë të asaj që ne jemi të interesuar, transmeton Lajmi.net.

Kështu që është e mundur të mblidhen shumë informacione përmes syrit dhe të përdoren më pas në të kuptuarit më të mirë të asaj se çfarë po mendon përdoruesi, interesat e tij dhe zakonet, apo për të rritur ndërveprimin mes tyre dhe kompjuterit që ata janë duke përdorur.

Për njerëzit të cilët nuk mund t’i përdorin krahët e tyre apo janë komplet të paralizuar, gjurmimi i syrit mund të përdoret për të operuar në një kompjuter apo në aplikacione me zë, të cilat e lejojnë përdoruesin që përmes syrit ta lëvizin kursorin dhe të shqiptojnë fjali duke përdorur sytë e tyre.