Teknika të shpejta për të fjetur në 4 minuta ose më pak – Lajmi.net
Teknika të shpejta për të fjetur në 4 minuta ose më pak
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 13:50, 9 October 2017
Miliona njerëz vujanë nga pagjumësia dhe ç’është më e keqja janë të rrallë njerëzit që e konsiderojnë një problem dhe përpiqen ta kurojnë !

Zgjidhjen e gjejnë tek tabletat qetësuese, por përpara se të arrini në mundësinë e fundit provoni disa metoda natyrale që nuk shoqërohen me asnjë efekt negativ, transmeton LIving.al.

Më poshtë ne do të rendisim pesë mënyrë të thjeshta për të ndjellë gjumin në katër minuta ose më pak.
1. Provoni vajrat esenciale
Disa vajra esenciale janë të njohura për vetitë e tyre qetësuese ! Spërkatja e dy tre pikave vaj në jastëk mund t’ju ndihmojë të flini. Këto vajra janë: livando, kamomil, neroli, portokalli dhe petitgrain.
2. Pak para se të flini përpiloni një listë të gjërave që janë për t’u bërë
Në momentin që vini kokën në jastëk, truri duhet të pushojë së menduari dhe duhet çlodhur. Në mënyrë që ta arrini këtë gjë pak para se të shtriheni duhet të hidhni në letër të gjitha mendimet që ju mundojnë dhe gjërat që duhet të bëni.
3. Mos nënvlerësoni fuqinë e erëzave e bimëve medicinale
Çaji kamomilit mund t’ju qetësojë vërtetë dhe t’ju vendosë në gjumë, nuk është një mit. Edhe nëse merrni suplemente me shtojca bimore si kamomoli (valerian, hops ose pasionfloëer-keto lule nuk janë përkthyer në shqip duke qenë se medikamentet i kanë në anglisht)
4. Konsumoni një ushqim që ju ndihmon të flini
Nëse konsumoni ushqimet e duhura, këto të fundit do të nxisin trurin tuaj të prodhojë më shumë serotonin, një neurotransmetues që ju bën të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Shijoni një banane , një grusht boronica ose tërshërë.
5. Provoni trukun 4-7-8
Teknika e frymëmarrjes 4-7-8 u krijua nga Dr. Andreë Ëeil. Thithni përmes hundës ajër për 4 sekonda, mbani frymën për 7 sekonda dhe nxirreni ajrin për 8 sekonda. Kjo teknikë e frymëmarrjes mund të ndihmojë mendjen tuaj të stimulojë lirimin e kimikateve që na bëjnë të ndihemi të qetësuar. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Gjumi, truke

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master