Teknika të cilën një mashkull duhet ta praktikojë në seks

Shumica e meshkujve përjetojnë orgazëm pas disa minutash penetrimi dhe konsiderojnë që kjo është e mjaftueshme. Mirëpo, çështja është se çfarë mendojnë partneret e tyre?

Lifestyle

29/07/2014 15:17

Zgjatja dhe kontrollimi i orgazmës është teknikë të cilën mashkulli qëllimisht e zgjatë aktin seksual në favor të partneres së tij. Me fjalë të tjera, kjo është diçka që secili mashkull do të duhej ta bënte, nëse partneres së tij i nevojitet më shumë kohë për të arritur orgazmën.

Shumica e meshkujve pa u menduar fare përjetojnë orgazëm pas dy minutash seks, ia kthejnë shpinën partneres, duke e lënë të pakënaqur, transmeton Idividi.

Për të mos pasur lajthitje, këtu është fjala për ejakulimin e hershëm me të cilin shumica e meshkujve kanë probleme. Sepse ky është një problem i pakëndshëm, mirëpo ka mundësi të përmirësohet, për të cilin secila femër duhet të ketë mirëkuptim.

Shumica e meshkujve përjetojnë orgazëm pas disa minutash penetrimi dhe konsiderojnë që kjo është e mjaftueshme. Mirëpo, çështja është se çfarë mendojnë partneret e tyre…

Secila femër i ka preferencat e veta, mirëpo nëse asaj dy-tre minuta nuk i janë të mjaftueshëm (nuk e kemi fjalën këtë për seksin e shpejtë dhe as për situatat kur jeni të lodhur), gjë që meshkujt do të duhej ta dinë dhe të fillojnë të praktikojnë teknikën e zgjatjes.

Teknika është e thjeshtë, kur mashkulli ndien që është afër kulmit, duhet të pushojë për një çast, pastaj sërish vazhdojë dhe nëse është e nevojshme mund ta përsërisë disa herë.

Nuk ka më keq se partneri egoist i cili mendon vetëm për kënaqësinë vetjake. Seksi do të duhej të jetë argëtim i dyanshëm, është që të dy partnerët të kënaqen dhe të jenë të lumtur. Veç kësaj, nuk është fjala vetëm te penetrimi. Shumica harrojnë që rëndësi ka paraloja të cilën shumica e femrave e vënë në vend të parë, mirëpo partnerët e tyre i injorojnë.