Teknika e frymëmarrjes që ju mundëson të bini në gjumë brenda sekondave

Nuk ka më keq se të shkosh për të fjetur dhe të mos mund të flesh – sidomos kur jeni shumë të lodhur por trupi refuzon të bie në gjumë.

Lifestyle

22/10/2015 23:44

Por, ekziston një teknikë e cila mund të ju vendosë në gjumë shpejtë. Teknika e quajtur “4-7-8” është një qetësues natyral i sistemit nervor dhe është shpikur nga Dr. Andrew Weill duke u inspiruar nga teknikat e jogas.

Si duhet ta performoni aktin?
1. Vendoseni majën e gjuhës mbi ‘urën’ e gojës dhe mbajeni aty gjatë gjithë kohës.
2. Nxirreni frymën nëpërmjet gojës tuaj derisa të dëgjoni një zhurmë “Hoosh”.
3. Mbylleni gojën dhe merrni frymë qetë përmes hundës.
4. Mbajeni frymëmarrjen dhe numëroni deri në 7.
5. Nxirreni frymën përgjatë tetë sekondave.
6. Merrni frymë përsëri dhe përsëriteni ciklin në një total prej 4 frymëmarrjeve.

Në këtë mënyrë ju do të flini shumë më shpejtë për shkak se kjo metodë relakson sistemin nervor dhe ju ndihmon që të lidheni me trupin duke e qetësuar atë. (lajmi.net)