Teket e Louis van Gaal!

Xavi Hernandez, ka folur për periudhën sa Van Gaal ishte nën drejtimin e Barcelonës, duke treguar disa detaje mjaft interesante.

Sport

15/09/2015 18:08

Xavi ka deklaruar se Louis van Gaal një herë të poshtëronte në prani të ekipit, ndërsa herën tjetër të bënte të ndiheshe si Zinedin Zidane.

Mirëpo, spanjolli ka insistuar se ai ka vetëm kujtime të mira për holandezin.

“Gjithmonë do t’a kujtojë Van Gaalin dhe për arsyet e duhura. Ai ishte një tip direkt”, ka thënë Xavi.

“Një ditë ai mund të të poshtëronte në prani të gjithë ekipit ndërsa ditën tjetër të bënte të ndiheshe sikur ishe Zinedin Zidane. Kështu ishte ai dhe në periudha afatgjate kjo ishte një gjë e mirë”.

“Me të mund të luaje në Old Trafford një ditë, mirëpo herën tjetër mund të gjindeshe në Alcoyano duke luajtur për Barcelona B. Ju nuk shihni gjëra të këtilla ditëve të sotme”.