Tejkaloni dhimbjet e fytit me recetë natyrale

Gjatë ditëve të dimrit, të gjithë ne shpesh përballlemi me dhimbje të fytit.

Lifestyle

14/12/2017 19:11

Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të trupit, bëni një ilaç efektiv në shtëpi që është shumë i  lehtë dhe i shpejtë për tu përgatitur, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ju duhet?

Një kavanoz qelqi

Limon

Mjaltë

Xhenxhefil

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë recetë?

Në kavanozin e qelqit vendosni copët e limonit dhe vendosni mjaltin ose xhenxhefilin. Mbylleni kapakun e kavanozit dhe lëreni në frigorifer derisa të bëhet masa sikur xhelatinë.

Kur dëshironi që ta përdorni këtë tretman, merreni një lugë gjelle dhe vendoseni në një filxhani e mbulojeni me ujë të vluar.

Kjo përzierje mund të qëndrojë deri 2-3 muaj. Kjo recetë natyrale është e mrekullueshkme edhe për dhimbjet e kokës.