Të hedhesh në ujë nga rrëshqitësi më madhështor në botë (Video)

Vera tashmë ka ardhur, dhe për dallim nga vendi ynë ku po mbanë mot i vranët dhe me shi, në disa vende të tjera të botës nuk është kështu. Shumica e njerëzve tashmë kanë filluar pushimet dhe po kënaqen.

Fun

26/06/2015 20:16

Pushimet me diell, deti dhe rërë – dhe me njerëz atraktiv që qëndrojnë buzë plazhit – padyshim se janë më të mirat për t’u mbajtur në mend.

Dhe, diçka që do të mbahet në mend gjatë për njerëzit që jetojnë në Teksas është padyshim ky rrëshqitës uji madhështor, transmeton Lajmi.net.

Imagjinoni sikur do të rrëshqitnit poshtë këtij rrëshqitësi mahnitës, me koktelat e shijshëm duke iu pritur poshtë tij.

Shikojeni eksperiencën e të tjerëve në këtë rrëshqitës: