Teatri “Neumarkt” nga Cyrihu vjen me një shfaqje në Prishtinë – Lajmi.net
Teatri “Neumarkt” nga Cyrihu vjen me një shfaqje në Prishtinë
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 10:55, 11 April 2017
Për herë të parë teatri profesional “Neumarkt” nga Cyrihu prezanton një shfaqje në Kosovë. Bëhet fjalë për shfaqjen “Ndërtimi” të Franc Kafkës.

Ideja ishte e artistit nga Kosova, Besim Morina, i cili punon dhe vepron në Cyrih të Zvicrës. Morina ka treguar për albinfo.ch se dëshira ka qenë e përbashkët që të jepet kjo shfaqje në Kosovë edhe nga regjisori Peter Kastenmüller, që është dhe drejtori i teatrit dhe Max Simonischek, që është një ndër aktorët më të kërkuar në fushën e teatrit dhe filmit në pjesën gjermanofolëse.

Për skenografinë e shfaqjes është përkujdesur Besim Morina.

Shfaqja është interpretuar nëpër teatro të ndryshme në Gjermani, Austri, etj.

“Shfaqja do të jepet në Teatrin Dodona në Prishtinë, duke iu falënderuar menaxherit të teatrit, Valdet Rama, për mbështetjen e tij maksimale në çdo aspekt për realizimin e kësaj shfaqjeje në Kosovë”, tha skenografi Besim Morina.

Shfaqja «Ndërtimi» do të jepet premierë në Prishtinë më 20 dhe më 21.04.2017.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals