Teatri i regjisorit shqiptar në Stamboll ‘Tiyatro Teras’ me shfaqje dhe film të ri

Aktori dhe regjisori shqiptar, Shyqyri Caushaj, që jeton dhe vepron në Stamboll nuk të ndalur në punën e tij.

ShowBiz

15/12/2017 14:56

Ai në teatrin e tij privat në këtë vend, të quajtur ‘Tiyatro Teras’ ka realizuar shfaqjen ‘Esnaflar’ ku aktorët janë vet studentët e studios së aktrimit, të cilët e përmbushin plotësisht temën kryesore të veprës e që është dashuria për teatrin, shkruan lajmi.net

Me datën 16 të këtij muaji, do të jepet repriza e dhjetë e kësaj shfaqje e cila do vazhdojë të shfaqet edhe në vitin që po vjen. ‘Ensaflar’ është cilësuar nga kritikët e artit turk si një nga shfaqjet me shumë krijimtari dhe dramatizim shumë bashkohor.

Krahas projekteve teatrore, ‘Tiyatro Teras’ ka ndërtuar një sallë të vogël kinemaje për filmat e pavarur, të cilët nuk kanë mundësi të shfaqen nëpër kinema, duke realizuar shfaqjen e filmit në ekranin e bardhë dhe pas saj ‘workshop’ me regjisorin.

Ajo e radhës është filmi “Teuta” e realizuar në Kosovë.

Duket qartë se regjisori Caushaj i ka hapur dyert shqiptarëve në teatrin e tij duke i pranuar ata në studion e aktrimit dhe duke i aktivizuar në projektet e tij.

Njëshembull i saj është edhe Shpresa Gerxhaliu e cila luan në projektin ‘Esnaflar’ dhe ka marrë duartrokitjet nga publiku dhe kritika turke pavarësisht aksentit të saj, duke treguar historine e saj të vërtetë të emigrimit drejt Stambollit për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe për t’u bërë aktore.

Se Shyqyriu nuk do ndalojë së punuari, e dëshmon edhe fakti se ai në vitin 2018 do të shkruaj 2 skenare për film të metrazhit të gjatë me tematikën e emigrimit të shqiptarëve, për të cilat do punojë fort në muajt në vijim./Lajmi.net/

thumbnail_image222

33