Teatri “Dodona” fiton çmimin Grand Prix në Maqedoni

Shfaqja ”Anonymus Venis”, me tekst të Giuseppe Berto dhe regji të Drita Begollit, nga teatri Dodona në Prishtinë, është fitues i çmimit Grand Prix të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror ”Aktori i Evropës 2017”, që mbrëmë përfundoi në Resnjë

ShowBiz

12/07/2017 12:09

Çmimin për rolin më të mirë e fitoi Snezhana Petrova, aktore nga Bullgaria, ëpr rolin e saj në monodramën ”Unë jo”. Monodrama ”Jeta është loto” me aktore Monika Romiq, u shpërblye për çmimin e kreativitetit, gjallërisë, komunikimit, lojës aktruese dhe ndërveprim me publikun, me transformim spektakolar dhe lojë që kënaqë, raporton Telegrafi.

Shfaqja franceze ”Extremofil” mori çmimin ”Jacques Lacarrière”. Çmimin ”Evropa e Re” e morën studentët rinj të Bukureshtit që luajtën shfaqjen ”Idioti”. Çmimin ”Naum Manivillov Prespanski” e fitoi Teatri Kombëtar i Shtipit, me shfaqjen ”Hapësi i Konzervave”.

Përndryshe, në gjashtë ditët e kaluara, në Resnjë u mbajt festivali ndërkombëtar i teatrove ku morën pjesë shfaqje nga Rumania, Serbia, Kroacia, Franca, Greqia, Kosova, dhe Maqedonia.