Të zhdukur që prej vitit 1970 gjenden pas 44 vitesh të rinjtë

Zhdukja e mistershme e tre të rinjve në Oklahoma (SHBA) është zbardhur nga policia 44 vjet pasi kishte ndodhur.

Bota

31/05/2016 15:48

Më 20 nëntor të vitit 1970, tre të rinj u zhdukën pa lënë gjurmë. Për 44 vjet me radhë, familjarët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i çonte drejt tyre.

Ata kishin dalë nga shtëpia me një makinë “Chevrolet Camaro”, prodhim i vitit 1969, dhe kishin thënë se do të shkonin të shikonin një ndeshje.

44 vjet më vonë, Jimmy, Leah e Thomas Rios janë gjetur në fund të liqenit në makinën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, familjarët i kanë kërkuar me të gjitha mënyrat, por nuk kanë gjetur asgjë.