Të vërtetat për jetën që askush nuk i pranon

Kur dikush ju tregon se si është realiteti, me të vërtetë ju duket i papërballueshëm.

Lifestyle

10/09/2017 13:50

Por nëse vërtetë dëshironi të shijoni jetën, ju duhet që të shpenzoni kohë në gjërat që kanë rëndësi për ju, transmeton lajmi.net

Ja të vërtetat për jetën që askush nuk i pranon:

Ne të gjithë mendojmë se jemi të padukshëm, por nuk është kështu. Ndaloni të çoni kot ditët tuaja dhe shijoni çfarë keni tani.

Përqafoni nënën tuaj, babain dhe thuani motrës suaj se sa ju do. Mos e shikoni shumë telefonin tuaj dhe thuani njerëzve se kanë rëndësi për ju.

Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, paratë nuk do t’ua blejnë lumturinë.

Përderisa nuk jetoni këtu dhe tani, ju po e humbni kohën e jetës suaj. Ndaloni të ndiqni të nesërmen dhe shijoni sot.

Nëse dëshironi që të bëni një dallim real në botë, ruani kohën tuaj dhe paratë për një ditë me shi. Bisedoni me njerëzit për problemet e tyre, janë shumë gjëra të cilat as nuk mund t’i imagjinoni. Ka gjithnjë më shumë para dhe më pak kohë.

Mos u brengosni nëse nuk i bëni të gjithë të lumtur. Njerëzit nuk mund të jenë kurrë plotësisht të lumtur.

Mos kaloni kohë duke tentuar të jeni gjithkush përveç vetvetja.

Nëse mendoni se mendja posedon të gjitha fuqitë në jetën tuaj, mendoni sërish. Ndjenjat na shkaktojnë gjëra të mrekullueshme. Kushtoni vëmendje se si ndiheni në vend se të fshihni ndjenjat tuaja.

Askush nuk do të jetojë për ju. Bëni diçka për veten tuaj. Ju jeni përgjegjës për veten tuaj.

Nëse keni një talent, ose dëshironi të mësoni një talent të ri, mos prisni. Mësohuni dhe jini krenar me veten.

Ju mund të vdisni nesër kështu që mos lini asgjë për nesër. Ju mund të mos keni shansë për realizim.

Nëse dini diçka që mund t’i ndihmojë të tjerëve, bëjeni. Mos e lejoni egon të fitojë. Shpërndani paqe sa e  keni mundësinë.

Kalimi i kohës me veten nuk është asnjëherë një vendim i keq. Bëni pyetje dhe jini kurreshtarë. /Lajmi.net/