Të shtunën mund të dhuroni ushqim e veshmbathje për familjet në nevojë, vjet u ndihmuan 250 familje

E shtuna e 10 shkurtit do të jetë ditë e solidaritetit. Një grup i qytetarëve që e potencojnë se janë apartiakë kanë organizuar një aksion të ndihmës për familjet në nevojë.

Lajme

08/02/2018 18:57

Kësisoj, ftohet të gjithë qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë me artikuj bazikë ushqimorë dhe me veshmbathje t’i bashkohen këtij aksioni. Grumbullimi i të mirave të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00.

Organizatorët bëjnë me dije se nga aksioni i ngjashëm i vitit të kaluar, janë ndihmuar rreth 250 familje.

“Shpresojmë që edhe sivjet do të arrijmë një rezultat të ngjashëm”, thuhet në njoftimin për media nga ky grup organizatorësh.