Të shtënat në Teksas, Forca ajrore amerikane heton “dështimin” e saj

Forca ajrore amerikane tha se po heton dështimin e mundshëm të saj për të futur informacione në databazën kombëtare në lidhje me historinë kriminale të sulmuesit të kishës në Teksas, Devin Patrick Kelley.

Bota

07/11/2017 07:34

Kelley, ish-pjesëtar i forcës ajrore, është akuzuar nga gjykata për dhunë familjare në vitin 2012 dhe është ndaluar nga posedimi ose blerja e armëve.

Por, vitin e kaluar, ai e ka blerë armën me të cilën e ka kryer sulmin e së dielës në një kishë jashtë qytetit San Antonio.

Ai ka vrarë 26 veta dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Më pas, është gjetur i vdekur në makinën e tij.

Policia ka thënë se ai mund të ketë vdekur nga vetëplagosja me armë zjarri, pasi është ndjekur nga kalimtarë të armatosur.