Të shtëna në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Bulevardin “Bajram Curri” në orët e mbrëmjes së kësaj të diele.

Lajme

13/05/2018 23:51

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Policia thotë se kanë qenë dy shtetas që fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht dhe me fjalë e më pas kanë nxjerrë armët.

Fatmirësisht, të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk ka persona të lënduar.

Policia ka ushtruar një 25-vjeçar të dyshuar si njëri prej autorëve të ngjarjes, ndërsa në vendin ku është qëlluar ka gjetur gëzhojat e një armë zjarri pistoletë.

Policia thotë se po punon për kapjen e personit tjetër, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.