Të shtëna me armë zjarri për një vend parkimi në Tiranë

Një person u arrestua nga Policia e Tiranës ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi kanë qëlluar me armë në ajër pasi janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin për një vend parkimi.

Lajme

20/10/2017 13:05

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”. Policia ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm TT.

Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre personave dhe arsye  e këtij konflikti ka qenë  një vend parkimi.

Falë punës operative-hetimore dhe procedurale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas arrestimi i Ardit Isufaj, i njohur si “Doraci”, 28 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, është bërë shpallja në kërkim e  F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç, banues në Tiranë