Të shtëna me armë zjarri afër Shtëpisë së Bardhë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë zjarri.

Bota

03/03/2018 18:46

Shërbimi Sekret amerikan ka thënë se i plagosuri e ka qëlluar veten me armë.

Stafi mjekësor janë në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Presidenti Donald Trump aktualisht nuk është në Shtëpinë e Bardhë, por në Florida, transmeton lajmi.net

Për këtë rast është i njoftuar edhe Trump. /Lajmi.net/