Të shtëna me armë në Prizren, dy të plagosur

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një person ka shtënë me armë zjarri.

Lajme

14/08/2018 10:16

Sipas policisë, deri të lëndimi i personave ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin ata mes vete.

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të njërit nga viktimat me armë zjarri duke i shkaktuar lëndime në qafë, ndërsa viktima e dytë po ashtu mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime në këmbë. Dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Pistoleta me gjashtë fishek është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim  të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/