Të shtëna armësh në Vlorë, dyshohet për dy të vdekur

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur, gjatë përfshirjes një konflikt me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë.

Lajme

07/04/2015 14:49

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Çole’ të këtij qyteti jashtë një lokali. Personi që ka mbetur i plagosur rëndë është identifikuar si A.Llanaj, ndërkohë që nuk ka ende informacion për identitetin e viktimave apo autorit të krimit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

(Gazetashqip).