Të shkurtra dhe të bukura për fundvit

Të shkurtra dhe të bukura, mund të jetë parulla e frymëzimit për një pamje mahnitëse për festën e fundvitit. Një mbrëmje në diskotekë apo në restorant elegant, ose thjesht për të mahnitur miqtë për një dolli.

Lifestyle

21/12/2017 19:18

Këto janë veshjet e propozuara nga firmat më prestigjioze për sezonin 2017-2018. Nëse buxheti nuk ua lejon të shkoni aq lart, mund të gjeni frymëzim për të krijuar vetë stilin tuaj.

Veshjet janë prej mëndafshi, lëkurë, leshi, deveje. Gjatësitë janë minimale, dhe këmbët në dukje. Nëse temperaturat jashtë janë të ftohta, gjithmonë mund të vishni çizme që këtë vit janë në modë, percjell Top Channel.

Ngjyrat? Nga klasikja bardhë e zi, të gjitha nuancat metalike, duke nisur nga argjenti, apo dhe e kuqa që shkon shumë për Krishtlindje.