Të shikuarit porno shkatërron jetën seksuale të mashkullit, përse femra s’janë të rrezikuara

Shikimi i tepërt i pornografisë ka të ngjarë të kontribuojë në një rrezik të mosfunksionimit seksual tek meshkujt, por jo tek femrat, sipas hulumtimit të fundit.

Lifestyle

18/07/2017 00:05

Hulumtuesit, të udhëhequr nga Dr. Matthew Christman, një urolog dhe drejtor programi për urologji pediatrike ne Qendrën Mjeksore Detare të San Diegos, raportojnë se ndërsa pornografia nuk ka një ndikim të rëndësishëm në jetën seksuale të grave, një zakon i tepruar mund të jetë shkatërrues për shëndetin psiko-seksual të burrave.

Në thelb, shumë njerëz që janë të varur nga shikimi i videove porno në internet humbasin interesin për seks me një përtnere në jetën reale.

Studiuesit sugjerojnë se sa më shumë njerëzit shpenzojnë kohë në faqet pornografike, aq më pak do të lidhen me një partnere në dhomëne gjumit. Kjo mund të çojë në dëmtime të rënda të marrëdhënieve seksuale. /Lajmi.net/