“Të sapodiplomuarit në Kosovë kanë mangësi të njohurive afërsisht 5.1 vite të shkollimit”

Drejtori i  shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë, Liridon Maliqi, ka shprehur shqetësimin e tij për raportin e Bankës Botërore në lidhje me arsimin në Kosovë.

Lajme

15/10/2018 22:01

Maliqi ka thënë se vendimi për testimin e mësimdhënësve ka qenë i pritur, pasi kanë qenë me kohë të njoftuar nga Ministria e Arsimit.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur monitorime për mësimdhënësit e shkollave të ndryshme, por tash ky është një udhëzim administrativ.

“Jo të gjithë mësimdhënësit e kanë pritur me shqetësim këtë proces. Ka mësimdhënës të mirë që punojnë dhe duan që puna e tyre të vlerësohet”.

Maliqi ka thënë me këtë proces mësimdhënësit e mirë do të dalin në pah, ndërsa ata mesatarë do të kenë mundësinë e përmirësimit.

“Ka ardhur koha të vlerësohen mësimdhënësit që punojnë edhe gjatë orarit mësimor edhe jashtë tij. Ndërsa mësimdhënësit mesatarë do ta gjejnë veten aty ku janë, dhe do të kenë mundësi për tu fuqizuar në pikat ku ata shohin dobësi”, tha ai.

Drejtori i  shkollës “Qamil Batalli” ka thënë se nxënësit në Kosovë aktualisht kanë mangësi të njohurive sa i përket tregut të punës.

“Nëse një 21 vjeçar i sapo diplomuar, është i gatshëm për tregun e punës, në momentin që fillon punën ai do të ketë mangësi në trurin e tij diku 5.1 vite të shkollimit të tij”, deklaroi Maliqi.