Të rriturit me mendje të adoleshentit

Disa njerëz në të njëzetat e tyre mund të përshkruhen si “fëmijë të rritur”, kjo sipas një hulumtimi që sugjeron se efektet e adoleshencës në tru shtrihen përtej adoleshencës së hershme.

Lifestyle

17/02/2015 17:47

Ndryshimet në tru evolojnë për të na ndihmuar që të mendojmë më ndryshe kur të rritemi dhe të ndjehemi më të sigurt për veten tonë.

Më herët ishte menduar se adoleshenca mund të zgjasë vetëm deri në moshën 18 vjeçare, dhe më pas njeriu bëhet mjaftueshëm i pjekur në tru sa për t’u përballur me realitetin dhe sa për t’u sillur si një i rritur.

Por, një studim i kryer nga profesoresha Luna në Shkollën e Mjekësisë Pittsburgh, tregon se megjithatë disa njerëz edhe në të njëzetat e tyre nuk arrijnë të dalin nga adoleshenca.

Në mënyrë të veçantë, ajo ka gjetur prova të hiper-aktivitetit në striatum, një zonë e stimuluar e trurit tek adoleshentët që vazhdon edhe deri në të njëzetat.

Çfarë duket se ndodhë në këtë rast është se ky proces e ndalon një person “të rritet” dhe të mbajë përgjegjësi të tilla si mbajtja e një pune, krijimi i një familje etj.

E pyetur se kur këta njerëz mund të kalojnë në të vërtetë fazën e adoleshencës, ajo tha: “Ndoshta pas moshës 25 vjeçare”, transmeton Lajmi.net.

Ajo tha se ajo ishte ende duke kryer kërkime për të gjetur se sa larg në moshën e rritur vazhdojnë ndryshimet e trurit, të cilat mund të ndodhin tek një person deri në moshën 30 vjeçare.