Të rinjtë nga Kamenica: Me Ramushin kryeministër, jemi më të sigurt

AAK-së edhe sot i janë bashkuar një numër i madh i të rinjëve.

Lajme

26/05/2017 17:47

Të rinjtë që iu bashkuan Aleancës, thanë se “kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar të ardhmes së gjeneratës sonë, sepse me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të jetë e zonja t’i përmbushë nevojat e gjeneratës së re, për të ndërtuar jetën e për të patur punë e mirëqenie”.

I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, iu premtoi të rinjve se pas 11 Qershorit do të jetë në krye të qeverisë, për t’iu shërbyer qytetarëve dhe të rinjve të shtetit të Kosovës.

Ai tha se me koalicionin, Kosovës po i hapen dyer të reja, për t’i përmbyllur proceset e rëndësishme dhe për të marrë vendime të mëdha për vendin. /Lajmi.net/