Të rinjtë nga Ferizaj zënë vendin e dytë në konkursin e Yahoo!

Agon Halili (15 vjeç) dhe Ari Meha (17 vjeç) nga Ferizaj, të cilët vijojnë kursin e dizajnit grafik, kanë marrë pjesë në konkursin për ridizajnimin e logos së YAHOO!

Auto & Tek

18/02/2015 20:25

Me idenë e tyre grafike, ata kanë arritur të radhiten në vendin e dytë të konkursit në fjalë.

Që të dy këta të rinj ndjekin kursin për dizajn grafik në Ferizaj, që udhëhiqet nga Rrezeart Galica, transmeton Lajmi.net.

Kohë më parë këta dy të rinj kishin arritur të futen në finalen e konkursit ndërkombëtar për krijimin e një logo me rastin e shënimit të 150-vjetorit të Pavarësisë së Kanadasë.

Më poshtë mund ta shihni logon në rezolucion të plotë:
attachment_28959666