Të rinjtë e pasur të Teheranit (foto)

Femra me bikini në pishina, makina, ora dhe sende të tjera të firmave më të shtrenjta në botë. Janë disa nga fotot që tregojnë pasurinë e të rinjve në Tehran.

Bota

08/10/2014 17:37

Në profilin e “Rich Kids of Tehran” ( Të Rinjtë e Pasur të Teheranit) janë postuar dhjetëra-qindra foto nga jeta e të rinjve të kamur të kryeqytetit iranian.

Makina të shtrenjta, ora të shtrenjta, varëse e bizhu të tjera me vlera qindra-mijëra dollarë.

Nuk mungojnë as imazhet nga jeta në lokalet e natës, vajza “që thyejnë kodin e veshjes”,  që dalin me bikini nëpër pishinat private dhe më pas i hedhin në rrjet, pa u trembur se mund të ndëshkohen.

Ligji iranian është i ashpër sa i përket veshjes për femrat, megjithatë për njohësit e Iranit, fëmijët që kanë postuar këto foto janë bijtë dhe bijat e njerëzve të konsideruar “të paprekshëm” në Republikën Islamike.

 

Loading

Flying private ✈️