Të rinjtë me dhimbje të kokës, arsyet shumë shqetësuese

Numri i fëmijëve të cilët janë të prekur nga dhimbjet e kokës po rritet çdo ditë dhe ky është një fakt shqetësues sipas mjekëve.

Lifestyle

23/10/2016 19:20

Këto raste sipas mjekëve janë rritur në përqindje të madhe mes viteve 2007 dhe 2014, të ankuarit për dhimbje të kokës në spitale ishin kryesisht adoleshentë, transmeton lajmi.net

Studimi vuri në dukje gjithashtu se femrat ishin më tepër të prekura nga dhimbjet e kokës sesa meshkujt dhe për këtë nuk ka ende arsye të qartë.

Mjekët kanë thënë se dhimbjet e kokës mund të vinë edhe nga përdorimi i gjatë i pajisjeve elektronike, mungesa e gjumit, stresi ose çrregullimet e tjera mendore.

Megjithatë, arsyet të gjitha janë shqetësuese dhe duhet të bëhen studime të detajuara në lidhje me shkaqet të cilat nxitin dhimbjet e kokës./lajmi.net