Të rejat nga Arsenal, pritet debutimi i Lenos

Transferi që u konsiderua si më i miri nga Arsenal, Bernd Leno, ende nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën.

Sport

20/09/2018 10:35

Edhe pse ka 10 vite diferencë mes Petr Cech dhe Leno, duket se nuk po e hendikepojnë çekun për pozitën e startuesit, të paktën në ndeshjet e para të sezonit në Premierligë.

Megjithatë, duket se radha e gjermanit do të vij në ndeshjen që Arsenal e zhvillon ndaj Vorlska.

Trajneri Emery ka thënë se është konsultuar me trajnerin e portierëve Javi Garcia dhe janë të mendimit se tash është koha që Lenos të gëzojë minutazhën për ta treguar vetën.

Arsenal dhe Vorlska do të përballen në kuadër të Europa League, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/