Të rejat e fundit nga zhdukja e aeroplanit ku ndodhej ylli i Premierligës

Sot ka ndodhur një ngjarje tragjike, pasi një aeroplan ka humbur gjurmët dhe është zhdukur nga radarët.

Sport

22/01/2019 18:44

Në këtë aeroplan ndodhej edhe ylli i Premierligës i cili luan me skuadrën e Cardiff, Emiliano Sala.

Aeroplani që po udhëtonte në drejtim të Cardiff nuk ka arritur në cakun e tij, dhe autoritet nuk kanë informacionet e plota për këtë çështje.

Të rejat e fundit nga policia e Guernsey fillimisht bëjnë të ditur se kërkimet për aeroplanin janë ndalur në orën 17:00, dhe do të rifillojnë nesër me lindjen e diellit, transmeton lajmi.net.

Ata kanë konfirmuar deri më tani se janë parë disa objekte duke notuar mbi ujë, duke lënë mundësinë e hapur se aeroplanin është përplasur në ujë.

Kërkimet nuk kanë gjetur asnjë nga anëtarët që ishin të pranishëm në aeroplan, as Emiliano Sala.

Policia e Guernsey gjithashtu kanë thënë se sonte nuk do të ketë më të reja rreth kësaj çështje. /Lajmi.net/