Të qenit lider, privilegj apo përgjegjësi

Për të qenë një lider duhet të jesh përsonalitet interesant? Apo për të qenë personalitet interesant duhet të jesh pak tip lider?

Fun

04/03/2016 05:59

Te bësh këtë pyetje është njëlloj si të pyesesh e bëri pula vezën apo veza pulen. Megjithatë vihet re nga të gjithë se tipat lider tërheqin vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve në grupet e tyre shoqërore.

Simpatizohen jo vetëm ata lidera që i drejtojnë njerëzit për të bërë gjëra të moralshme, por edhe ata që njihen si tipa “te këqinj” që shtyjnë shokët e tyre qoftë dhe ne vepra ilegale.

I mirë ose i keq pak rëndesi ka, sepse nën këtë pikëpamje, lideri sido që të jetë shihet si një përson më kompetent dhe më inteligjent se të tjerët.

E kundërta ndodhë me tipat “ndjekës”, të cilët mbase simpatizohen për njerëz të mirë dhe të drejtë, por që askush nuk u kushton më shumë vëmendje dhe respekt sesa kaq./lajmi.net