Te ‘Qafa’ në Prishtinë qëllohet me armë biznesmeni llapjan (Video)

Një biznesmen ndërtimi nga Podujeva, është qëlluar me armë zjarri te kompleksi “Qafa” në Prishtinë. 

Lajme

30/12/2014 16:10

Personi i plagosur është dërguar në QKUK, ku po merr po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. 

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të biznesmenit, i cili është në arrati. 

Ai dyshohet të jetë një person nga fshati Llapushnik i Drenasit. Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit.

Ende nuk janë sqaruar motivet që kanë quar deri të ky rast. (Indeksonline)