Të premten seanca për zgjidhjen president të Hashim Thaçit

Ky vendim është marrë sot nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbledhur sot kryesinë dhe deputetët e grupit të vet parlamentar.

Lajme

23/02/2016 19:29

Tashmë duket se gjithçka është bërë më e qartë. Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet që Hashim Thaçi, të zgjidhet president, do të caktohet për ditën e premte.

Ky vendim është marrë sot nga  Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbledhur sot kryesinë dhe deputetët e grupit të vet parlamentar.

Në këtë mbledhje, është vendosur që seanca për zgjedhjen e Thaçit president të mbahet ditën e premte, në orën 11:00, raporton republika.info, transmeton lajmi.net.

Burime të këtij portali brenda kësaj mbledhje, kanë treguar se propozimi për këtë ditë ka ardhur prej kryesisë dhe është aprovuar unanimisht./lajmi.net