Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Të premten, me vendim të ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Lajme

14/02/2018 17:23

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të premten, 16 shkurt 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton kumtesa.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.