Të premten deputetët takohen me qytetarët e Pejës

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Pejës.

Lajme

21/06/2018 16:17

Takimi mbahet në Teatrin profesional “Istref Begolli” dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Pejës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Haxhi Shala. /Lajmi.net/